Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, në prag të nisjes së votimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka thënë se kjo rezolutë do të mundësojë që secili popull të dijë realitetin e asaj që ka ndodhur.
“…Jo vetëm t’i japim qetësinë nënave dhe motrave që kanë humbur burrat e djemtë e tyre, por të ngrisim zërin që asnjë populli të mos i ndodh kjo gjë. Rezoluta është e rëndësishme që të ndëshkojë këtë vepër dhe që të thuhet edhe në libra shkollor dhe që secili popull të dijë çfarë ka ndodhur me theksimin që askujt mos t’i ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë ajo.
Tutje Rexhepi ka thënë se rezoluta ka rëndësi të madhe për shkak se dënon gjenocidin e pafalshëm që ka ndodhur në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës.