Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pais që gjatë një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagje në kryeqytet, ka kërcënuar dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës, kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal.

“Komuna e Prishtinë  08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.