Dimal Basha ngacmon Besnik Tahirin pasi dështoi seanca e Kuvendit

Ka dështuar të mbahet seanca ku pritej diskutimi për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Seanca nuk u mbajtë pasi në sallë ishin vetëm 40 deputetë.

Por, pasi u njoftua për shtyrjen e seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha shfrytëzoi këtë moment për ta bërë një ngacmim me deputetin i cili kishte thirrur seancën, atë të AAK-së, Besnik Tahiri.

Derisa Tahiri ishte duke u përgatitur për të folur për media, Basha i afrohet duke i thënë “A i ke rënë pishman që ke thirrur seancën, kallxo drejt”, thotë ai duke buzëqeshur.

Pas kësaj, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri kërkon nga ai që ta largohet ngadalë.

“Nuk ka pasur deputetë për diskutime dhe për ballafaqim për një qeveri që është kampione e dështimeve. Nuk ka se si t’i del përpara qytetarëve”, pohoi ai.

Tahiri gjithashtu tha se debati duhet të ndodhë dhe se Kurti nuk mund të ikë nga një ballafaqim me opozitën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.