Përparim Rama thotë se nuk është kërcënuar, Policia thotë “Po”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar se është kërcënuar pasi Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për kërcënim ndaj Ramës dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal.

“Mediet kanë raportuar një kërcënim ndaj meje si Kryetar i Kryeqytetit. Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta., ka shkruar Rama në “Facebook” referuar lajmeve që mediat në Kosovë kanë publikuar të premten me burim nga Policia e Kosovës.

Megjithatë, Policia përmes raporti 24-orësh ka thënë të kundërten.

“Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.