Plagosja e trefishtë në Pejë, i dyshuari mbrohet në heshtje

I dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë, është mbrojtur në heshtje.

Kështu tha prokurori i rastit Ersan Qavolli.

Është e vërtetë që (i dyshuari) ka të kaluar kriminale. Në këto rrethana kemi parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit. Është mbrojtur në heshtje në deklaratën në polici“, u shpreh Qavolli.

Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”. Viktimat janë familjarë mes vete (babai me dy djem).

Leave a Reply

Your email address will not be published.