Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Dubovë të Pejës, ku një veturë ka rënë në lumë tek ura e Drinit të Bardhë.
Lajmin për portalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se personat që kanë qenë në veturë kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë. Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi.