Policia e Kosovës ka hapur tender për furinzim me rroba civile dhe këpucë elegante për zyrtarët policorë. Për këtë tender policia i ka ndarë mbi 1.1 milionë euro, sipas të dhënave të publikuara në prokurimin online E-Kosova.


Sipas dosjes në fjalë policia po kërkon rroba elegante (kat) 780 palë, setra 5 mijë copë, pantallona 5 mijë copë, këmisha 5 mijë e 800 copë dhe kravata 5 mijë e 800 copë.