Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se kanë mbetur edhe dy ditë “në dritaren kushtetuese” për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme, ose në të kundërtën sipas tij, qeveria duhet ta çojë mandatin në fund.
“…Sa i përket shpërndarjes së kuvendit kanë mbetur edhe 2 ditë të dritares kushtetuese që vendit tonë t’i mundësohet që zgjedhjet të mbahen, më 30 qershor ose 7 korrik. Këto dy ditë do t’i japin një epilog, e do të presim deri në momentin e fundit, që vendi të shkojë më zgjedhje të jashtëzakonshme që vjeshta ose shtatori ta zë vendin tonë me një kryeministër të ri që e nxjerr Kosovën nga kriza”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, partitë politike kanë një reflektim për t’i mundësuar zgjedhjet e parakohshme nëpërmjet shpërndarjes së kuvendit.
Shefi i GP të PDK-së ka shtuar se nëse nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme, kuvendi do të vazhdojë me punën
“Shpresojmë që në një të ardhme sa më të afërt vendi ynë të jetë anëtar i NATO-s me të drejta të plota”, shtoi ai.