Është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë në Ferizaj, pasi i njëjti ka fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare.
I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore”.
“Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje . Rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raportin e policisë.
DTV