/

Abdixhiku: Përbashkimi i LDK-së, përgjigjja ndaj arrogancës së pushtetarëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e Forumit të Gruas në degën e kësaj partie në Obiliq. Ai ka thënë se LDK-ja thërret për përbashkim të qytetarëve rreth idesë së saj.

Sipas Abdixhikut, vetëm në këtë mënyrë refuzohet propaganda përçarëse e pushtetit.

“Lidhja Demokratike thërret në përbashkim në çdo qytet e çdo anë, nga çdo familje, çdo grua e çdo burrë që ndihet i lënë pas gjatë katër viteve të shkuara. Përbashkim ynë është përgjigje ndaj arrogancës së pushtetarëve; është refuzim kategorik i propagandës përçarëse”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

“E ardhmja jonë është e ndritshme. Ajo i takon popullit të Kosovës. Nuk u përket popullistëve”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.