Haxhiu pas mbylljes së “AlbKings”: Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave

Ministrja e Drejtësisë në Republikën e Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas mbylljes së grupit në Telegram “AlbKings”.

Përmes rrjetit social Facebook, Haxhiu ka shkruar se “”Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore”.

“Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.