Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me kolegë e bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë për të nderuar Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn në 25-vjetorin e rënies së tyre.
Krasniqi, mes tjerash theksoi se ata u flijuan për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
“Sot, me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, për të nderuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në 25 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë”, shkroi Krasniqi.
“Ideali për Kosovën e lirë e të pavarur, për të cilin ata u flijuan – është dëshmi se atdheu për ta ishte mbi të gjitha”.
“E përjetshme qoftë lavdia për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”.