“Kurti e ka nxjerrë prej loje Osmanin – Asociacioni vetëm shkas për përplasje”

Ish ambasadori Avni Arifi, ka komentuar përplasjen e presidentes Osmani me Qeverinë, për mos koordinim për letrën e dërguar nga ministrja Gërvalla në KiE.

Ai në një prononcim, thotë se Asociacioni është vetëm shkas, pasi prej kohësh retorika pro perëndimore e Osmanit është në kundërshtim me politikën e Kurtit.

“Asociacioni nuk është arsye por është vetëm shkas. Ka kohë që retorika properëndimore e Vjosës është në kundërshtim të plotë me politikën aktuale të Kurtit dhe Qeverisë. Kurti nuk e njeh konceptin e partneritetit dhe shihet qartë që ka “peshkuar” edhe tek elektorati i Vjosës por edhe tek servilët e Guxo”, vlerëson ai.

Sipas Arifit, Kurti e ka nxjerrë prej loje Osmanin dhe asnjë votues i partive opozitare nuk e sheh si përfaqësuese të tyre.

“Faktikisht, Kurti nga aspekti strukturor por edhe politik e ka qitë prej loje atë duke e shndërruar në notere të VV-së dhe pothuajse asnjë votues i partive opozitare nuk e sheh Vjosën si përfaqësuese të tyre”, thekson ai.

Lidhur me të ardhmen politike të Osmanit dhe mundësinë që ajo të jetë pjesë e LDK-së sërish, Arifi thotë se ajo duhet të bisedojë vetë me Kurtin e Abdixhikun.

“Nuk e mendoj fare se çfarë do të jetë e ardhmja e Vjosës në politikë. Mbase ajo vetë duhet të bisedojë me Albinin e Lumirin çka të bëjë tutje”, deklaron Avni Arifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.