Një 1-vjeçar është goditur dje për vdekje nga një veturë në Hajvali.
Lidhur me këtë rast është dërguar në mbajtje një person.
Teksa trupi i 1-vjeçarit është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë 29.05.2024-13:00. Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar, me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
DTV