Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë.
Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Në Stamboll do të mbahet Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë ku do të marrin pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.
DTV