Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të Suedisë në Prishtinë, pasi e njëjta më 27 maj ka marrë një veturë në një autosallon dhe më nuk e ka kthyer, raporton Express.
Me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje.
“Veternik, Prishtinë 29.05.2024 – 15:00. Me 31.05.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Suedisë, pasi që e njëjta me 27.05.2024 në auto sallonin e ankuesit mashkull kosovar, i ka marr veturën me targa vendore dhe nuk ia ka kthyer. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.