/

Netanyahu këmbëngul në ‘shkatërrimin’ e Hamasit si pjesë e planit për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka insistuar në shkatërrimin e Hamasit dhe tha se kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza mbeten të pandryshuara.

Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi Joe Biden tha se Izraeli po ofronte një udhërrëfyes të ri drejt një armëpushimi të plotë në Gaza.

Presidenti amerikan tha se oferta me tre faza e Izraelit do të fillonte me një fazë gjashtëjavore që do të bënte që forcat izraelite të tërhiqen nga të gjitha zonat e populluara të Gazës.

Gjithashtu edhe “lirimin e një numri pengjesh, duke përfshirë gra, të moshuar, të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë”, tha Biden, shkruan The Guardian.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, Netanyahu e përshkroi angazhimin për një armëpushim të përhershëm përpara se kapaciteti ushtarak dhe qeveritar i Hamasit të shkatërrohet si “pa shans për sukses”.

“Kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, lirimi i të gjithë pengjeve dhe sigurimi që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin. Sipas propozimit, Izraeli do të vazhdojë të këmbëngulë që këto kushte të përmbushen përpara se të vendoset një armëpushim i përhershëm. Nocioni se Izraeli do të pajtohet me një armëpushim të përhershëm përpara se të përmbushen këto kushte, nuk ka shans për sukses”.

Një zyrtar i lartë i administratës tha dje se propozimi prej katër faqe e gjysmë ishte miratuar nga qeveria izraelite dhe i ishte paraqitur Hamasit të premten. Por ishte e paqartë se sa me entuziazëm e kishte përqafuar Netanyahu propozimin, të cilit Hamasi tha se i ishte përgjigjur “pozitivisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.