/

Real kampion i ri i Evropës, Dortmundi shpërdoron shumë raste

Real Madridi është kampion i ri i Evropës.

Titulli i 15-të në histori të Realit.

Në një atmosferë drithëruese të finales së Champions League, Reali e ka mposhtur me rezultat 2:0 Dortmundin.

Skuadra gjermane dominoi pjesën e parë, shpërdoroi shumë raste dhe kjo iu hakmor në pjesën e dytë duke pësuar dy gola në 16 minutat e fundit në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Dortmundi – Real Madrid 0:2

Stadiumi “Wembley” në Londër.
Shikues: 90.000.
Gjyqtar: Sllavko Vinçiç (Sllovenia).
Shënues: Carvajal (74′)., Vinicius (82′)
Kartona të verdhë: Schlotterbeck, Sabitzer, Hummels – Vinicius.
Dortmundi: Kobel, Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen, Can (Malen 80′), Sabitzer, Brandt (Haller 81′), Sancho, Adeyemi (Reus 72′) dhe Fullkrug.
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Rudiger, Nacho, F. Mendy, Camavinga, Fede Valverde, Kroos (Modriç 85′), Bellingham (Joseliu 85′), Rodrygo (Militao 90′) dhe Vinicius Junior (Lucas 90+4′).

Në minutën e 14-të, Brandt në pozitë ideale por goditja e tij shkoi pranë shtyllës pingule të majtë të Real Madridit.

Pas shtatë minutave (21′) futbollisti Adeyemi doli ballë për ballë me portierin Courtois dhe e kaloi atë por i ikë topi paksa më larg dhe nga një pozitë shumë e vështirë nuk e plasoi topin në rrjetë e zbraztë.

Në minutën e 24-të, Real Madridi me fat, shtylla e majtë e poshtme ia mohoi golin Fullkrugut.

Adeyemi në minutën e 28-të futet me shpejtësi në 16-sh dhe në pozitë të volitshme e goditi fuqishëm por reagon edhe më mirë portieri Courtois.

Në minutë e 41-të, Sabitzer dërgon goditje të fortë por Courtois me vështirësi e dëboi topin në korne.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 49-të, Toni Kroos nga gjuajtja e lirë si anash e rreth 20 metra, dërgoi goditje mjeshtërore dhe për fat të keq të tij, portieri Kobel ka reaguar për mrekulli duke shpëtuar portën e verdhezinjve.

Në minutën e 57-të, Carvajal i Realit në pozitë shumë të mirë e nga afërsia por goditja e tij u ndal nga portieri Kobel.

Në minutën e 63-të, Fullkrug me kokë por nuk e befasoi portierin Courtois.

Toni Kroos në minutën e 74-të krosoi për bukuri, ndërsa Daniel Carvajal godet bukur me kokë dhe shënoi në portën e skuadrës gjermane.

Në minutën e 77-të, Bellingham në pozitë ideale nuk shënoi.

Në minutën e 81-të, Camavinga i Realit godet shënoi eurogol por Kobel me maje të gishtërinjve e dëboi në korne.

Në minutën e 83-të, Maatsen gaboi në pasim dhe Vinicius Junior nuk fali, me mjeshtri shënoi për 0:2.

Reali në festë të madhe me trajnerin Carlo Ancelottin dhe Dortmundi të dëshpëruar me fajin e tyre për faktin se humbën shumë raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published.