Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar të kërkuar nga shteti belg.
35 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
D.R ishte banues në Kosovë ndërsa tani autoritetet shqiptare po vazhdojnë me procedura për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë.