Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore për personat e pagjetur si dhe viktimat e dhunës seksuale.
Gjatë mbledhjes komisioni ka diskutuar lidhur me procesin e verifikimit të aplikacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Të ftuar kanë qenë përfaqësuesit e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.
Kryetarja e Komisionit qeveritar, Leonora Selmani, u shpreh se janë mbi 1600 raste të trajtuara edhe 50 të pa trajtuara, ndërsa ka kërkuar që afati të shtyhet për 3 vjet.