Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të njësisve speciale të Kosovës

Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës. Testimet po kryhen në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer ekzaminimet e këtyre pjesëtarëve të policisë.

SHSKUK-ja, më herët ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të ofruar kontrolle sistematike të policëve të Kosovës dhe po ashtu, kontrolle për rekrutët rinj të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.