Policia jep detaje nga aksidenti në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Lipjan.

Në këtë aksident sipas Policisë, janë përfshirë dy automjete.

Personat janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:00 në rrugën Avdi Kelmendi në Lipjan aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjeksor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës nnë rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.