Kombëtarja e Shqipërisë ka shkëlqyer në miqësoren e parë të qershorit, duke mundur me rezultatin e thellë 3 me 0 përfaqësuesen e Lihtenshtejnit.
Armando Broja, në minutën e 31’-të çeli serinë e golave, për të vijuar me një perlë nga goditja e dënimit nga Jasir Asani, në fillmin e pjesës së dytë.
E për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm, 3 me 0, mendoi “fantazisti”, Ernest Muçi, falë një rrëmuje në zonën kundërshtare.
Pas kësaj fitoreje, tashmë kombëtarja shqiptare mendon për miqësoren e radhës, atë të 7 qershorit, ndaj skuadrës së Azerbajxhanit dhe vetëm 8 më vonë do të ndeshen me “Të Kaltërit” e Italisë, në sfidën hapëse, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.