Një burrë dhe një grua kanë njoftuar policinë se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë depërtuar përmes dritares në banesën e tyre, ku i kanë marrë dy orë dore në vlerë të konsiderueshme.
Rasti ka ndodhur të dielën në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
“Prishtinë 02.06.2024 – 01:50. Një femër dhe një mashkull shtetas të huaj, kanë informuar se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë deportuar përmes dritares në banesën e tyre ku i kanë marrë dy ora dore ne vlere te konsiderueshme. Njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje. Rasti duke u hetuar nga njesitet kompetente”, thuhet në raport.