Analisti politik, Blerim Gashi, i cili njihet si përkrah i VV-së, ka kërkuar dorëheqjen e Mimoza Kusari-Lilës nga posti i Shefes së Grupit Parlament të VV-së.
Në një emision politik, ai ka thënë se ka qenë gabim komunikimi i deputetes së VV-së me kriminelin serb Milan Radoiçiq.
Sipas tij, Kusari-Lila është dashur të jap dorëheqje morale qysh vitin e kaluar, kur gazeta ishin publikuar bisedat e saj me shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq.
“Se paku çka është dashur atëherë dhe tash që znj Kusari të bëj është një dorëheqje morale, se paku nga pozicioni i shefes se Grupit Parlamentar të VV-së. Sepse kjo edhe mund të përkthet keq”, ka thënë Gashi.