Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka dëmtuar varrezat.
Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se ai dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave.
“Me datën 04.06.2024 njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operative dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar serb”.
“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme si i njëjti 28.05.2024 në fshatin Korminjan i Ulët ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet tutje në njoftim.