Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, sot nga gazetarët është pyetur rreth publikimit të incizimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, me ndërmjetësim të Slavko Simiqit, dëgjohet duke folur me terroristin Millan Radojiçiq.
“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radojiçiqin dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikë tash e dikur ishte në kryeministri.”
Ai shtoi se zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, e “ka dhënë përgjigjen e saktë”.
Kurti u pyet nëse do të merren masa ndaj Kusarit.
“Unë jam kryetar i VV’së dhe Mimoza nuk është anëtare e VV’së. Edhe po të ishte, për këso gjërash ka komisione. VV nuk e ka kryetarin diktator”, tha ai.