Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri nga vetura në lëvizje, në drejtim të një personi, i cili po ashtu i është kunderpërgjigjur me armë. Si pasojë janë dëmtuar dy vetura. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar nëntë predha dhe një fishek. Rasti është duke u hetuar.
“ Prishtinë / 03.06.2024 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të mashkullit kosovar, i cili është u kundër përgjigjur duke gjuajtur me armë zjarri. Si pasojë e gjuajtjeve janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 predha dhe një fishek. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.