Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre komunave.
Sipas njoftimit theksohet se masa ofron mundësinë e subvencionit të 70 për qind të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.
“Për më shumë, ju lutemi ndiqni deklaratën e Dragan Lesheviq, Udhëheqës i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit” ,thuhet në njoftim.