Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se më e vogla që duhet të bëjë Mimoza Kusari-Lila është që të japë dorëheqje.
Selmanaj ka thënë se institucionet e hetuesisë duhet ta intervistojnë shefen e deputetëve të VV-së për të parë se deri ku ka shkuar biseda e saj me Milan Radojiçiqn dhe cilat kanë qenë negociatat dhe qëllimi.
“Më e vogla që duhet të bëjë është që të japë dorëheqje nga roli i vetë si deputete dhe shefe e GP të VV-së. Organet e drejtësisë duhet ta intervistojnë për ta parë deri në fund se ku ka shkuar biseda. Çka ka dalë. Pse janë bo këto negociata. Cili ka qenë qëllimi”, ka thënë Selmanaj.
Ai tutje ka thënë se Kusari-Lila flet edhe në mënyrë miqësore me Radojiçiq, ndërkohë ka kujtuar se çfarë fushate ishte organizuar kundër ish-kryeministrit Avdullah Hoti vetëm pse i kishte thënë presidentit serb “razumem”.