/

Krasniqi kërkon nga bashkatdhetarët që në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të votojnë për partitë e liberalëve dhe demokratëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga bashkatdhetarët që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian që të votojnë në zgjedhjet që mbahen për Parlamentin Evropian nga 6 deri më 9 qershor.

Ai përmes në Facebook ka thënë se këto janë zgjedhje tepër të rëndësishme që do t’a përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e Bashkimit Evropian, por edhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.

“PDK është anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës – ALDE dhe duke e ditur që partitë anëtare të familjes sonë politike gjithmonë kanë qenë në përkrahje të plotë të lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës, unë ju ftoj që në këto zgjedhje t’i mbështesni partitë tona simotra masivisht me votën tuaj”,

“Dilni dhe votoni. Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës një perspektivë të qartë për integrim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.