Komuna e Junikut Përfituese e Grantit “Mjedis i Pastër”

Komuna e Junikut ka arritur një sukses të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve mjedisore, duke u bërë përfituese e grantit “Mjedis i Pastër”. Kryetari i komunës, z. Ruzhdi Shehu, ka nënshkruar përfitimin e këtij granti, i cili synon të rrisë cilësinë e mjedisit në këtë zonë.

Në kuadër të projektit “Granti i Përformancës për Mjedis të Pastër”, komuna e Junikut ka përfituar një sasi të konsiderueshme pajisjesh të reja, të cilat do të ndihmojnë në menaxhimin më efikas të mbetjeve.

Pajisjet, të cilat janë blerë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), përfshijnë 28 kontejnerë plastikë me kapacitet prej 1.1 m³ dhe 800 kontejnerë plastikë me kapacitet prej 240 litrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published.