Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave të komunave të vendit, ka vizituar Drenasin, me ç’rast është pritur nga kreu i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Gjatë kësaj vizite, Osmani do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile, do ta vizitojë Parkun e Biznesit si dhe do të qëndrojë në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.