/

PDK-ja përfshin në listën për deputetë të aderuarën Sala Jashari

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar për angazhimin e Sala Jasharit në partinë që e drejton.

Sipas tij, Jashari e mban emrin e gjyshes së saj, Sala Jashari, nënë e dy gjeneralëve të UÇK-së, Sahit dhe Musa Jashari nga Prekazi.

“Me Salën si kandidate në listën tonë për deputetë, dhe të rinjë të tjerë që do të na bashkohen rrugës, PDK do të jetë më e pasur dhe më e fuqishme për zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Krasniqi teksa ka ndarë një video nga zyrtarizimi i Sala Jasharit në PDK.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.