Rrënimi i 12 shtëpive pa leje në Bardhosh, deklarohen nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar lidhur me rrënimin e 12 shtëpive të ndërtuara pa leje në fshatin “Bardhosh”, të Prishtinës.

Prokuroria ka njoftuar se kanë autorizuar policinë për grumbullimin e informative dhe provave për këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas publikimit në media lidhur me dyshimet se në Komunën e Prishtinës, më konkretisht në lagjen e re në fshatin “Bardhosh” të Prishtinës janë duke u ndërtuar 12 shtëpi pa leje, Prokurori i Shtetit njëherazi Koordinatori i krimeve kundër mjedisit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve. Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar që të trajtojë çdo informacion i cili paraqet dyshime për vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.