Rritet numri i aksidenteve në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 79 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 19  me persona të lënduar dhe 59 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa ai me pasoja fatale ka ndodhur në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat e trafikut, policia ka shqiptuar 1982 gjoba kundërvajtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.