Tri ushqime që e mbajnë trurin të shëndetshëm

Shëndeti i trurit është shumë i rëndësishëm dhe ka disa ushqime që ndihmojnë në këtë aspekt.

Janë tri mënyra për ta mbajtur nën funksion mprehtësinë e trurit.

Përfshirja e acidit yndyror omega3, ushqimeve të pasura me antioksidantë dhe probiotikëve në mënyrën e të ngrënit do të rezultojë në funksion shumë të mirë të trurit duke arritur funksion të mirë kognitiv afatgjatë dhe mendje më të shëndetshme e të fokusuar.

Arrat, burim i mirë i acidit yndyror omega3

Acidi yndyror omega3 është esencial për funksionin e mirë të trurit, luan rol kundër inflamacionit si dhe mbështet strukturën dhe funksionin e mirë të qelizave të trurit, shkruan shefinds.com.

Ky acid yndyror, i cili gjendet në peshq, fara chia, fara të lirit, e arrore, ndihmon kujtesën dhe disponimin e mirë ndërkohë që mund të ulë rrezikun nga problemet e trurin që mund të vijnë me moshën.

Boronicat, burim i antioksidantëve

Ushqimet e pasura me antioksidantë, si boronicat, janë po ashtu të shëndetshme për trurin, sepse mbajnë larg inflamacionet dhe stresin, të cilët dëmtojnë aftësitë njohëse.

Fruta si boronicat e perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi, të cilat përmbajnë vitaminë C dhe E, ndihmojnë kundër inflamacioneve dhe stresit oksidativ.

Jogurti,ushqim probitoik

Ushqimet e fermentuara dhe probiotikët gjithashtu mbrojnë trurin. Ushqimet si jogurti apo kosi rrisin shëndetin e zorrëve gjë që ndikon për të mirë edhe te truri. Bakteret e shëndetshme që gjenden në zorrë mund të ndikojnë në prodhimin e neurotransmetuesve, të ulin inflamacionin dhe të përmirësojnë aftësitë njohëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.