Vdes Jeton Berisha, babai që u plagos me dy djemtë në Pejë

Jeton Berisha, i cili u plagos para dy jave me dy djemtë e tij në Pejë, sot ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). 

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se tashmë i ndjeri nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të rënda ku edhe ishte duke u trajtuar në QKUK.

Ai tha se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Leave a Reply

Your email address will not be published.