Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte bërë reagimin e saj më të ashpër përballë Qeverisë së Kosovës që nga marrja e mandatit, pasi kryekuvendari Glauk Konjufca ishte munduar ta arsyetonte mos konsultimin e saj për ofertën për Këshill të Evropës me pamundësi komunikimi për shkak se presidentja Osmani ishte në SHBA.
Osmani kishte thënë se oferta e bërë nga Gërvalla, duke e nxjerrë Asociacionin nga pakoja, e kishte çuar dëm gjithë mundin e bërë përmes letrës së krerëve të shtetit dhe kishte thënë se arsyetimi për mos koordinim ishte qesharak.
Kësaj teme e para e shtetit i është rikthyer edhe dje shkurtazi pasi e ka përfunduar konferencën me kryetarin e Komunës së Drenasit, kur një gazetar i ka thënë që ta mbajë telefonin hapur. Osmani i është kundërpërgjigjur, duke thënë se telefonin e mban hapur gjithmonë duke shtuar se “propozimet e interesit kapital për vendin s’bëhen ashtu”.
Për raportin me Vjosa Osmanin, ka folur sot edhe e para e diplomacisë në një intervistë. Ministrja Donika-Gërvalla Schëarz e ka pranuar që kanë ndonjëherë mospajtime me presidenten e vendit.