Rama ia dhuron Blair-it ‘Çelësin e Prishtinës’

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama ia ka dhuruar çelësin e Prishtinës,  ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Blair, iu drejtua të hënën deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kujtuar, siç tha, “vendimin e vështirë për të ndërmarrë veprime për të ndalur luftën në Kosovë”, më 1999.

Blair, i cili po qëndron në Prishtinë në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, tha se vendimi i atëhershëm për sulmet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, “kishte efekte më të gjera sesa vetëm çlirimi i popullit të Kosovës”.

“Nëse do të kishim lejuar që populli i Kosovës të brutalizohej edhe më tutje, që të drejtat t’i merreshin dhe që e ardhmja t’i vidhej, edhe e ardhmja jonë do të zbehej”, tha Blair.

Fushata e bombardimeve zgjati 78 ditë dhe përfundoi më 10 qershor, 1999 – një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Me këtë marrëveshje, të negociuar ndërmjet NATO-s dhe zyrtarëve ushtarakë jugosllavë, forcat e atëhershme jugosllave u tërhoqën nga Kosova dhe u krijua forca paqeruajtëse ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.