Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se po ndodhin shumë gjëra pozitive në Kosovë, të cilat janë mësim për tërë botën.
“Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën. Shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës që e kanë ndierë atë kohë, e ndjejnë tani dhe do ta ndjejnë edhe në të ardhmen. Atherë si politikan isha i bindur se ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe tani jam i bindur që duhet t’u rrimë krah njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj”, ka thënë Blair.