Sot janë bërë 10 vite prej kur është ndarë nga jeta ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbnor Dehari.
Ai dyshohej se kishte kryer vetëvrasje derisa familja e tij kishin hedhur dyshime për të kundërtën.
E sot kur jemi 10 vite pas ende nuk ka një hetim të mirëfilltë që zbardh atë që ndodhi me Arbnor Deharin.
Vitin e kaluar në një intervistë, ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nusret Azemi, të cilit i kishte vdekur në krahë Mon Balaj gjatë protestës së dhunshme të 2007-es kishte hedhur akuza të rënda ndaj partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje.
Azemi kishte deklaruar se ai e kishte vizituar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun pasi kishte ardhur në pushtet por që sipas tij zëvendësministri i saj, Blerim Sallahu e kishte përzënë atë nga objekti i ministrisë.
Për më shumë ndiqni rrëfimin e tij ku për përvojën e hidhur që pati në ministri dhe kërkesën e tij deri në dëshpërim që rastet Dehari, Balaj e Xheladini të gjejnë drejtësi.