Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se tashmë është hapur konkursi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për punonjës të rinj.
Vitia ka bërë të ditur se nga ky konkurs parashihet të pranohen: 200 infermierë, mami, teknik radiologjie, teknik farmacie, laborantë mjekësor, fizioterapeutë.
Gjithashtu ministri theksoi se së shpejti do të hapet edhe konkursi për rreth 70 mjekë specialist.
Postimi i plotë:
👨⚕️👩⚕️ Mbi 300 punonjës të rinj në shëndetësinë publike
✅ Tashmë është hapur konkursi nga ShSKUK për punonjës të rinj.
🔷 200 infermierë të profileve të ndryshme si:
🔸 Infermierë të përgjithshëm
🔸 Mami
🔸 Teknik radiologjie
🔸 Teknik farmacie
🔸 Laborantë mjekësor
🔸 Fizioterapeutë
🔷 20 punëtorë mbështetës administrativ
🔷 8 ndihmës
🔜 Së shpejti do të hapet konkursi edhe për rreth 70 mjekë specialistë! 👨👩
🔜 Konkurse tjera do të pasojnë…
👉🏻 Me këto investime në burime njerëzore, po e reduktojmë ngarkesën në punë dhe po e përmirësojmë cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë.
#MinistriaShëndetësisë #ShëndetësiaPublike #Shërbime #QKUK #ShSKUK