Florent Avdyli është tashmë lojtar i lirë pasi ka përfunduar një sezon të suksesshëm me Feronikeli ’74 në Superligën e Kosovës.
Mesfushori prishtinas ishte thuajse lojtari kryesor i drenicasve në sezonin e fundit, duke iu ndihmuar të shpëtojnë nga rënia prej kategorisë.
Avdyli pati një super-sezon me Feronikelin ’74 duke shënuar 6 gola dhe 7 asistime duke treguar formë të lartë dhe klas prej një mesfushori të niveli të lartë.
Me mbylljen e sezonit, Avdyli ka mbyllur edhe kontratën me “Niklin”, duke mbetur tashmë një lojtar i lirë.
Situata e tij pa kontratë ka bërë që 30-vjeçari të vërshohet nga ofertat brenda Kosovës, por edhe në Shqipëri, pasi është një njohje e vjetër pasi ka luajtur me shumë sukses për disa vite te Teuta.
Ndryshe, Avdyli është një ‘ekspert’ i futbollit të Kosovës pasi ka bërë karrierë në shumë klube të njohura si Trepça, Liria, Prishtina, Drenica dhe Malisheva.