Dave Warner, ish-ushtarak britanik që shërbeu në Kosovës 25 vite më parë, është rikthyer sërish në Kosovë.
Në një prononcim ish-ushtaraku britanik është shprehur i mahnitur me suksesin e Kosovës.
“Është një shtet komplet ndryshe në krahasim me çka kemi parë atëherë, gati i panjohshëm në shumë mënyra.
Kur ne kemi ardhur këtu ishte luftë, tani është vështirë ta besosh që pas 25 viteve është një shtet i suksesshëm evropian, është fenomenale” – tha Warner.