Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, të premten ka diskutuar rreth angazhimit të ekspertëve.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se në bazë të nevojave i sheh tre ekspertë, në fushën e ekonomisë, një ekspert në auditim dhr një për financa dhe pastaj gjithësecili të ofrojë një ekspertizë me eksperiencën e tij profesionale.
Ndërsa, deputeti nga pushteti, Armend Muja, tha se versioni ishte i shkurtër, duhet me i vlerësuar kush i ka plotësuar kushtet dhe me i paraqit pastaj.
Derisa, deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, deklaroi se dokumentacioni është i kompletuar.
Ndryshe, Komisioni vendosi që të premten të mbahet mbledhja e radhës për të propozuar emrat e tre ekspertëve.