Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim zëvendësdrejtoren dhe shefen e programeve të NDI-së, Stephanie Rust, si dhe drejtorin e programeve të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin.
Konjufca i falënderoi Rust dhe Benjamin për punën e tyre dhe për kontributin e madh të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Republikën e Kosovës, që ka qenë një partner tejet i vyer ndër vite, me shumë rezultate të arritura në institucionin tonë legjislativ dhe demokracinë tonë parlamentare, si dhe në nivel tërësor shtetëror e shoqëror.
Sipas kryekuvendarit, kjo traditë e bashkëpunimit duhet të vazhdojë gjithnjë duke u thelluar.
Stephanie Rust dhe Robert Benjamin e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe theksuan përkushtimin e NDI-së për të vazhduar bashkëpunimin e për të vazhduar me punën e përbashkët në interes të vendit tonë dhe demokracisë.