/

Në Spitalin e Prizrenit fillon shërbimi i Kardiologjisë Intervente

Pacientët e rajonit të Prizrenit, prej sot (14.06.2024) do të mund të marrin shërbime të kardiologjisë ndërhyrëse (intervente) në Spitalin e Prizrenit, shërbime që deri më tani i kanë marrë vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Përurimi i laboratorit të kateterizimit në këtë spital pritet që të ndikojë edhe në zvogëlimin e listës së pritjes në QKUK, ku marrin shërbime qytetarët e të gjitha rajoneve të Kosovës.

Puna për ofrimin e këtij shërbimi të ri në Spitalin e Prizrenit ka nisur 6 vjet më parë.

Ky investim 3 milionësh është në bashkëpunim me Qeverinë e Lukseburgut që ka dhënë 2 milionë euro për pajisjet, invertarin e trajnimet e stafit brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka investuar me 1 milion euro në adaptimin e hapësirës, ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti.

“Plani arkitekturor për ndërtimin e objektit është përpiluar qysh në vitet 2018-2019, ndërsa punimet kanë filluar në vitin 2020” – tha Kurti.

“Në vitin 2023 kemi pasur performancë rekorde. Kemi pasur në shërbimin tonë të Kardiologjisë mbi 4 mijë e 100 procedura të kryera, përfshirë këtu 2 mijë e 500 vendosje stentesh. Ndërkaq, 4 vjet më parë, në vitin 2019, ishin 3 mijë e 300 procedura dhe mbi 1 mijë e 700 vendosje stentesh” – shtoi ai.

Drejtoresha e Spitalit, Narqize Arenliu- Hoxhaj tha se me këtë shërbim të ri kanë mundësi që të shpejtojnë jetë, marrë parasysh se reagimi adekuat dhe i shpejtë është shumë i rëndësishëm në emergjencat kardiake.

Personeli kardiologjik në Prizren, do të marrë përkrahje dhe ndihmë nga profesionistët në Klinikën e Kardiologjisë në Prishtinë.

Në këtë përurim morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. Ky i fundit u shpreh i lumtur dhe falënderues për bashkëpunimin.

Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Drejtoresha e Spitalit të Prizrenit, Narqize Arënliu – Hoxhaj dhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz duke prerë shiritin e Laboratorit të Kateterizimit në Spitalin e Prizrenit më 14.06.2024. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Hapësira e Laboratorit të Kateterizimit në Spitalin e Prizrenit, 14.06.2024. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Hapësira e Laboratorit të Kateterizimit në Spitalin e Prizrenit, 14.06.2024. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Hapësira e Laboratorit të Kateterizimit në Spitalin e Prizrenit, 14.06.2024. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Hapësira e Laboratorit të Kateterizimit në Spitalin e Prizrenit, 14.06.2024. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published.