Behgjet Pacolli ka thënë se aeroplani i tij me shtatë pasagjerë është lënë dje në ajër për 37 minuta.
“Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt;
• Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë.
• Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit.
• Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim.
Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim.
Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim” shkruan Pacolli në reagim.