Selimi: Nuk ka asnjë rrugë që Serbia të anëtarësohet në BE pa njohje

Petrit Selimi, analist, ka komentuar deklaratën e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ritheksoi se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë është e përqendruar në njohje.

Selimi vlerësoi që kjo deklaratë është e saktë.

Tutje, Selimi vlerësoi se nuk ka asnjë rrugë që Serbia të anëtarësohet në BE pa njohje reciproke.

“Kjo është e saktë sigurisht. Thjesht nuk ka asnjë rrugë, as nuk ka pasur ndonjëherë, që Serbia të anëtarësohet në BE pa “marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të përqendruar në njohjen reciproke”. BE-ja nuk do të importojë problemet e Ballkanit mbi problemet e tyre ekzistuese” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.